Arte
‘The  Van’ në mesin e filmave të nominuar për çmimet “Oscars 2021”
Demokracia
12:10 | 10 Shkurt 2021

Share:

Filmi “The Van” i regjisorit Erenik Beqiri është nominuar në mesin e dhjetë filmave për kategorinë Live Action Short Film  për ceremoninë e 93, të Academy Awards.

Filmi është i metrazhit të shkurtër, zgjat 15 minuta dhe përfshin në kastën e tij aktorët si Arben Bajraktaraj, Phenix Brossard, Afrim Muçaj, Lulzim Zeqja, Romir Zalla, Elvin Minaj, transmeton Demokracia.

Filmi përcjell një djalë rreth të 20-tave, i cili ka për qëllim të largohet nga Shqipëria dhe të emigrojë bashkë me babanë e tij.

Në mënyrë që të fitojë para të shpejta që do t’i mundësojnë të largohet, ai e pranon një ofertë brutale; ai do të marrë pjesë në ndeshje boksi të cilat do të ndodhin brenda një furgoni.

Rregullat janë të thjeshta: dera mbyllet, furgoni bën një udhëtim dhe ndalet në stacionin e parë, ku edhe fituesi del nga furgoni./Demokracia.com

 

 

Të ngjashme