Lajme
Tha se e kishte shok klase, Dimal Basha reagon me gjuhë të ndytë dhe paralajmëron padi ndaj ferizajasit
Demokracia
06:59 | 12 Shtator 2022

Share:

Një person i quajtur Gafurr Abdullahu ka reaguar pas publikimit të notave të dobëta të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha.

Gjatë së dielës, deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha i janë publikuar notat e dobëta të vitit të tretë të shkollës së mesme.

Pas publikimit të tyre dhe pasi që Basha i quajti analfabetë grevistët, ka reaguar Gafurr Abdullahu, person ky i cili tha se e kishte në klasë Dimal Bashën dhe se ka qenë i dobët çdo herë, e madje sipas tij, Basha deri vonë kishte menduar se alfabeti i gjuhës shqipe i ka vetëm 27 shkronja, shkruan Demokracia.com.

LEXO EDHE: 

Dimal Bashën tani e turpëron edhe shoku i klasës: Ka menduar që alfabeti i gjuhës shqipe i ka vetëm 27 shkronja

Pas këtij shkrimi të Gafurr Abdullahut, ka reaguar Dimal Basha, duke paralajmëruar padi ndaj tij, por këtë reagim e ka bërë duke e ofenduar Abdullahun e duke përdorur gjuhë të ndytë ndaj tij. /Demokracia.com/

LEXO EDHE: 

Notat e dobëta në shkollë | Reagim me dhjetëra gabime drejtshkrimore, Dimal Basha thotë se familjarisht janë të shkolluar

Të ngjashme