Lajme
Dimal Bashën tani e turpëron edhe shoku i klasës: Ka menduar që alfabeti i gjuhës shqipe i ka vetëm 27 shkronja
Demokracia
21:54 | 11 Shtator 2022

Share:

Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, sot i janë publikuar notat e vitit të tretë të shkollës së mesme.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, kishte qenë një nxënës i dobët në vitin e tretë të shkollës së mesme. Të paktën kështu thonë notat e tij që janë publikuar gjatë së dielës.

Basha reagoi pas publikimit të notave të tij, duke thënë se është i ditur e i mençur, por në reagimin e tij ai bëri shumë gabime drejtshkrimore.

Për suksesin e dobët, por edhe për mosditurinë e Dimal Bashës, ka reaguar edhe një shok i klasës, Gafurr Abdullahu, shkruan Demokracia.com.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Abdullahu ka shkruar se, Basha ka qenë i dobët në mësime, madje sipas tij, deri vonë Basha ka menduar se alfabeti i gjuhës shqipe i ka vetëm 27 shkronja dhe jo 36 sa i ka.

“Bile, Dimalin e kam pas shok të klasës. Kohë të gjatë ka mendu qe alfabeti shqip i ka 27 shkronja”, ka shkruar ndër të tjerash Gafurr Abdullahu.

Duke mbrojtur mësuesit, Adbullahu ka publikuar edhe notat e tija të cilat i ka të gjitha pesëshe.

Ai i ka publikuar këto nota për t’i treguar Kurtit e Bashës se kush mëson ka edhe nota të mira.

Reagimi i plotë i Abdullahut, pa ndërhyrje:

Mësuesit na mësuan me shumë përkushtim edhe në kohërat më të vështira. Ata na mësuan edhe pa paga e me njëqind tortura nga okupatori. Prap se prap nuk u zbrapsën por vazhduan misionin e tyre deri në çlirimin e vendit.

Ndërsa sot, Albin Kurti e vartësit e tij njollosin mësimdhënësit duke u’a mohuar dinjëtetin e integritetin personal, duke u’a mohuar të drejtën e një jete më të mirë!

Sot, Albini e vartësit e tij i quajnë “analfabetë” mësimdhënësit, ndërsa faktet po tregojnë që vetë janë analfabet. Po postoj dëftesat e mija ti tregoj Dimalit e Albinit se kur mëson, ke nota të mira.

Bile, Dimalin e kam pas shok të klasës. Kohë të gjatë ka mendu qe alfabeti shqip i ka 27 shkronja. Kishte probleme shumë substanciale e sot njollos mësimdhënësit. Nuk bënë kështu Dimal!

Kur s’ta don, s’ta don. S’mundeni mu bë të menqur me zor! ?

LEXO EDHE: 

Dimal Basha i quan grevistët analfabetë, harron notat e dobëta në shkollë, sidomos 1-shin në Biologji

LEXO EDHE: 

Notat e dobëta në shkollë | Reagim me dhjetëra gabime drejtshkrimore, Dimal Basha thotë se familjarisht janë të shkolluar

Të ngjashme