Lajme
Notat e dobëta në shkollë | Reagim me dhjetëra gabime drejtshkrimore, Dimal Basha thotë se familjarisht janë të shkolluar
Demokracia
18:25 | 11 Shtator 2022

Share:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar pasi i janë publikuar notat nga viti i tretë i shkollës së mesme.

Gjatë ditës së sotme deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i janë publikuar notat nga viti i tretë i shkollës së mesme.

Pas publikimit të këtyre notave, ka reaguar Basha përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, shkruan Demokracia.com.

Ai ka thënë se është njëri prej deputetëve më të zëshëm dhe që është shumë aktiv nëpër debatet televizive, kështu duke e cilësuar si një arritje të tij që ka treguar dije nëpër këto debate televizive.

Po ashtu në këtë reagim, i cili është me plotë gabim gjuhësore, Basha thotë se e gjithë familja e tij është e shkolluar, madje përmend edhe notat që ka arritur në universitetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Që doni me vlerësu dikend, veq lexoni bre statusat n’Facebook. Dmth qaty pak e shumë mundeni me vlerësu sa dimë me shkru e mendu. Bile me shkru dinë krejt se mësohesh n’klasë të parë, a me mendu është niveli tjetër, se ka deputetë që as nuk i shihni n’TV, as kurrë dy llafe si shkrujn, ose qato rrallë që i postojnë, ua shkrujnë tjerët. Unë keq e mirë, krejt vet, e për më tepër kam dal në debate mjaftueshëm me u mat me dije. Kur flasim për analfabet, unë kam punime shkencore dhe mbi 50 opinione të publikume”, ka shkruar Basha ndër të tjera, përcjell Demokracia.com, i cili ka bërë gabime të shumta drejtshkrimore.

Reagimi i plotë i Bashës, pa ndërhyrje:

Që doni me vlerësu dikend, veq lexoni bre statusat n’Facebook. Dmth qaty pak e shumë mundeni me vlerësu sa dimë me shkru e mendu. Bile me shkru dinë krejt se mësohesh n’klasë të parë, a me mendu është niveli tjetër, se ka deputetë që as nuk i shihni n’TV, as kurrë dy llafe si shkrujn, ose qato rrallë që i postojnë, ua shkrujnë tjerët. Unë keq e mirë, krejt vet, e për më tepër kam dal në debate mjaftueshëm me u mat me dije. Kur flasim për analfabet, unë kam punime shkencore dhe mbi 50 opinione të publikume.

E për shkollim, ?? ????? ? ??????ë?, ?? ??? ??????? ?? ???ë ???????? ?.??, ??? ?.? ?? ë???ë ????????? (????? ??? ?????). ?? ?ë?ë ???ë ???????ë ?????????ë ?ë ??? ?? ?% ? ????? ???????ë??!

Për më tepër, kam sa kam studiu ‘full time’ fakultet për katër vjet me ligjërata prej 8:00 deri 15:10, gjithashtu kam punu prej 16:00 deri 00:00. Njejtë edhe dy vjet e gjys ne magjistraturë. Krejt këto në John Jay College dhe Neë School University ne Neë York, prej universiteteve më t’mira në botë! Kurrë s’jam ndal, shkollë e punë, dhe dyjat i mbaj si simbol nderi të jetës sime.

Jo veq unë, po krejt në familje jemi t’shkollum, duke nis prej babit inxhinier, motrës mësuese ne SHBA, vëllaut inxhinier në Neë York, motrës Dafinës si një prej kontabilisteve më t’suksesshme ne Neë York.

Tash pse po m’sulmojnë mu? Sepse po ua sulmoj grenellat e rrahmanat, e njëkohësisht në Ferizaj nuk ua nali kallëzimet penale kriminelave dhe vazhdoj me kanë gati i vetmi që jam n’luftë me mafinë e betonit. Tjetra, jemi pak deputetë që jemi ma t’zëshëm, edhe normal na targetojnë ma lehtë, mirëpo unë jam i vetëdijshëm që derisa s’gjejnë naj tender, ose naj tradhëti ku ma kanë lidh babën me naj bunarë, normal që nuk lanë sen pa gjujt. Mirëpo nuk e kam njet mu ndal sepse e dimë që e kemi opozitën ma t’flliqtë, ku për herë t’parë në histori i kemi palu komplet edhe po ua ngushtojmë rrethin!

Përndryshe notat e Amerikës i keni më poshtë, a për shkrim e mendim keni me m’pas pjesë të rrjeteve e debateve sa t’frymoj, edhe s’ka mu ndal t’i luftu flliqësirat që e shesin vendin me grenella, vuqiça e radojqiça, e as analfabetat që i shesin edhe fëmijët veq me djeg Albin Kurtin.

LEXO EDHE: 

Dimal Basha i quan grevistët analfabetë, harron notat e dobëta në shkollë, sidomos 1-shin në Biologji

Të ngjashme