Lajme
Tetë person të lënduar në një aksident trafiku në Kaçanik
Demokracia
10:46 | 01 Korrik 2023
Ilustrim

Share:

Tetë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Provoli të Kaçanikut.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar.

“Dy vetura me targa vendore me drejtues meshkuj  kosovarë janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 4 meshkuj dhe 4 femra kosovarë. Të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar”, thuhet në raport.

Të ngjashme