Sport
Tetë minuta para fundit, Armenia rikthen avantazhin kundër Kosovës
Demokracia
19:44 | 16 Nëntor 2022

Share:

Kombëtarja e Armenisë ka kaluar sërish në avantazh 1:2 ndaj Kosovës në miqësore, raporton Demokracia.com.

Harutyunyan është autor i golit për ekipin përfaqësues të Armenisë në minutën e 82-të në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Futbollisti armen dërgoi topin në rrjetë pas një lëvizje të mirë në mbrojtjen e Kosovës.

Kujtojmë se përzgjedhurit e trajnerit, Alain Griesse tri ditë më vonë do të luajnë në një ndeshje tjetër kontrolluese kundër Ishujve Faroe në Prishtinë./Demokracia.com/

Të ngjashme