Auto&Tech
Tesla prezanton baterinë që mund të zgjasë deri 100 vjet në veturat elektrike
Demokracia
13:22 | 01 Qershor 2022

Share:

Një nga shqetësimet më të mëdha për veturat elektrike është se bateritë do të kenë nevojë të zëvendësohen pas disa vitesh, me shpenzime të mëdha.

Por një studiues i Tesla-s po përgatitet që këtë ide ta bëjë realitet, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Të apasionuarit pas Tesla-s ka të ngjarë të kenë dëgjuar tashmë për Jeff Dahn. Ai është profesor në Universitetin Dalhousie dhe ka qenë partner kërkimor me Tesla që nga viti 2016.

Fokusi i tij ka qenë rritja e densitetit të energjisë dhe jetëgjatësisë së baterive litium-jon, si dhe reduktimi i kostos së tyre.

Në një punim të botuar në Journal of the Electrochemical Society, ai së bashku me kolegët e tij pretendojnë se kanë krijuar një dizajn baterie që mund të zgjasë 100 vjet në “kushte të duhura”.

Të ngjashme