Lajme
Tërmeti vdekjeprurës në Kinë/ Kapërcen tensionet, udhëheqësja e Tajvanit mesazh ngushëllimi për tragjedinë
Demokracia
11:49 | 19 Dhjetor 2023

Share:

Mes tensioneve, udhëheqësja e Tajvanit iu është bashkuar ngushëllimeve për familjet e 118 personave të vrarë nga tërmeti. Tsai Ing-wen ofroi gjithashtu ndihmën e qeverisë së saj për operacionin e kërkim- shpëtimit dhe ndihmës.

“Ngushëllimet e mia të sinqerta për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit në tërmetin e fundit në Kinën veriperëndimore. Lutemi që të gjithë të prekurit të marrin ndihmën që u nevojitet dhe shpresojmë për një shërim të shpejtë. Tajvani është i gatshëm të ofrojë ndihmë në përpjekjet për reagim ndaj fatkeqësive.”- shkroi ajo në “X”.

Kina nuk ka deklaruar nëse do të kërkojë ndihmë nga ekipet jashtë shtetit. Tensionet midis Taipeit dhe Pekinit janë acaruar gjithnjë e më shumë vitet e fundit pasi Kina kërkon të ushtrojë pretendimet e saj për sovranitet mbi Tajvanin me presion politik dhe ushtarak.

 

 

 

 

 

 

Të ngjashme