Lajme
Tentoi vetëvrasjen te diga e Livoqit në Gjilan: Arrestohet i dyshuari
Demokracia
08:59 | 20 Janar 2024

Share:

Mbrëmjen e ditës së djeshme institucionet e sigurisë dhe ato të shëndetësisë në Gjilan ishin në hall me një person.

Ai kishte hipur mbi pendën e liqenit të Livoqit, shkruan lajmi.net.

Sot policia kanë dhënë detaje për këtë rast, ata thanë se i njëjti është arrestuar.

Sipas tyre ai kishte tentuar të bënte vetëvrasje, dhe se ishte një recidivist i dhunës në familje.

Pas pranimit të tretmanit mjeksorë ai është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

“Gjilan  19.01.2024 – 19:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti fillimisht ka tentuar të bëj vetëvrasje duke tentuar të hidhet nga diga në ujë, i dyshuari njihet si recidivist i dhunës në familje. I njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme