Lajme
Tentoi të kalonte kufirin me një armë të fshehur në bagazh, arrestohet një 41-vjeçar nga Kukësi
Demokracia
15:36 | 09 Prill 2023
Ilustrim

Share:

Një 41-vjeçar në Qafë Prush të Hasit është arrestuar nga policia, pasi tentoi të kalonte kufirin me një armë sportive të fshehur në bagazhin e veturës.

I arrestuari, banues në Kukës, akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

“Tentoi të kalonte kufirin, me një armë sportive që e kishte fshehur në bagazhin e automjetit, vihet në pranga 41-vjeçari. Sekuestrohen arma sportive, municion për këtë lloj arme dhe automjeti që drejtonte 41-vjeçari”, thuhet në njoftimin e policisë./TCH

Të ngjashme