Lajme
“Tensione etnike; na e kufizon të jemi avokat”: Dy paralajmërimet e frikshme të ShBA-së pas ndalimit të dinarit
Demokracia
20:14 | 02 Shkurt 2024

Share:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) vazhdojnë ta kritikojnë ashpër vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për rregulloren që largon nga qarkullimi dinarin serb në shtetin e Kosovës. Madje, Departamenti Amerikan i Shtetit ka paralajmëruar kufizim të avokimit për Kosovën duke mos munguar as paralajëmrimi për tensione ndëretnike, por një gjë e tillë nuk i ka shqetësuar aspak institucionet e Kosovës. Çfarë po ndodhë?

DASh ka përalajmaruar kufizimin e avokimit për Kosovën, duke kritikuar vendimin e BQK-së.

Nuk kemi dëgjuar asnjë përgjigje të përshtatshme. Shumë qytetarë të Kosovës tani nuk e dinë se si do t’i paguajnë faturat apo do t’i marrin pensionet. Ky veprim nuk është gjithashtu në përputhje me përkushtimin e Kosovës për të punuar përmes Dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian për të adresuar çështjet që ndikojnë në mirëqenien e komunitetit të pakicës serbe”, thanë nga DASh.

Pasoja e këtij dhe veprimeve të ngjashme të njëanshme i kufizon mundësitë e Shteteve të Bashkuara si avokate e Kosovës në arenën ndërkombëtare” thuhet tutje nga DASh.

Tutje, DASh ka kërkuar shtyrjen e vendimit.

Ne bëjmë thirrje sërish që zbatimi i këtij vendimi të shtyhet menjëherë derisa të vendosen procedura të kënaqshme në përputhje me standardet evropiane dhe popullata të jetë edukuar mjaftueshëm se si do të vazhdojë periudha kalimtare. Vendimi u shpall pa përgatitje apo konsultim adekuat”, thuhet në një përgjigje të Departmetit amerikan të Shtetit për Zërin e Amerikës.

Hovenier

Ndërsa, Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier përmendi mundësinë e eskalimit të situatës, duke kërkuar që tema e ndalimit të dinarit të diskutohet në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Ne mendojmë që kjo çështje meriton konsideratë më të kujdesshme, por edhe diskutim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Jemi të shqetësuar që potencialisht do të eskalojë tensionet etnike dhe të tregohet problematik për jetët e përditshme të një numri të qytetarëve të Kosovës. Jemi duke shpresuar që Qeveria e Kosovës do të gjejë një rrugë që të realizojë atë që është thënë nga zëvendëskryeministri Bislimi, që është që të kemi një lloj, nuk arrij të kutjoj termin e saktë që ai e përdori, një periudhë tranzicioni ” – tha ambasadori Hovenier.

Gazetarët e pyetët ambasadorin Hovenier në lidhje me mundësinë e tensioneve të reja pas këtij vendimi të BQK-së, ndërsa ambasadori amerikan theksoi se mund të ketë reagime e tensione.

“S’di si mund të shmanget të paktën frustrimi nga qytetarët si rezultat i zbatimit të këtij vendimi… Të marrim shembull një person të moshuar që është duke përfituar një ndihmë financiare. Ata janë mësuar me këtë process. Supozoj se ai proces ka qenë shkuarja në një pikë të caktuar të postës serbe për të marrë ndihmën në para të gatshme. Nuk i di specifikat. Si do ta marrë ai person këtë përfitim social?…Ai i moshuar, që mund të jetë konfuz për këtë, psh e kupton që të tjerët kanë marrë veprime që të sigurojnë që ai përfitim social është ende i qasshëm. Unë mendoj që do të ketë tension nga njerëzit, sepse ata do të ndihen të prerë nga një përfitim që ata varet nga ai përfitim” – tha ambasadori amerikan.

Konjufca

Përkundër paralajmërimeve dhe shqetësimeve të ShBA-së, dhe BE-së, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nuk pret ndalimi i dinarit serb do të sjell ndonjë tensionim të situatës në veri.

Pas mbledhje së Kryesisë së Kuvendit, ai ka thënë se situata nuk do të del jashtë kontrollit.

Shqetësimi ishte që mund të ketë turbulenca për shkak të këtij vendimi. Ne i sigurojmë se kjo nuk do të ndodhë dhe që siguria do t’u ofrohet të gjithëve. Situata nuk del prej kontrollit pse dinari është hequr nga përdorimi si valutë”, ka deklaruar Konjufca, raporton EO.

I pari i Kuvendit nuk beson se për shkak të kësaj çështje Kosova do të mund të sanksionohet sërish.

Nuk besoj që do ketë sanksione ndërkombëtare për Kosovën për këtë çështje. Vërejtjet që janë nuk kanë lidhje me ligjshmërinë e saj, është mungesa e një afati të nevojshëm kohor për konsultime paraprake mes bashkësisë ndërkombëtare dhe institucioneve të Kosovës”, ka vlerësuar ai.

Lidhur me kërkesës e ndërkombëtarëve për shtyrjen e zbatimit të rregullores që e ndalon dinarin, ai ka thënë se Qeveria nuk mund të ndërhyj në punët e BQK-së.

Të ngjashme