Lajme
Televizioni publik malazez shfrytëzon pamjet e video-lojërave me luftëra në raportimin për Ukrainën
Demokracia
13:04 | 19 Nëntor 2022

Share:

Që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, nuk ka asnjë program lajmesh në të cilin të paktën disa minuta nuk i kushtohen asaj teme.

Dhe ndërsa pamjet dhe fotot nga fusha e betejës mund të gjenden lehtësisht në platforma të shumta mediatike, Radio Televizioni i Malit të Zi (RTCG) doli me një ide shumë inovative.

Përkatësisht, gjatë pasqyrimit të situatës aktuale në Ukrainë, në televizionin shtetëror është shfaqur një video-lojë.

Videoja shumë shpejt përfundoi në rrjetet sociale të tilla si Twitter.

“Dhe e shihni se çfarë po bën RTCG, përveç një milion regjistrimesh nga Ukraina, përdorin pamje nga video-loja. Edhe pse asgjë e çuditshme nga menaxhmenti i ri”, thuhet në përshkrimin e videos.

Kjo situatë e çuditshme ka bërë shumë njerëz të qeshin, duke qenë se është televizioni shtetëror i një vendi.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të Ukrainës më 24 shkurt duke shkaktuar viktima ndër civilët dhe dëme materiale.

Të ngjashme