Lajme
Tekstet shkollore, Haradinaj i ashpër me kryeministrin: Kur është boll për Kurtin?
Demokracia
16:49 | 23 Gusht 2023

Share:

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vazhduar me kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Haradinaj e ka akuzuar Kurtin për mos sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit në vitin shkollor 2023/24.

Është detyrë e Qeverisë dhe e askujt tjetër që t’i sigurojë tekstet shkollore për nxënësit e Kosovës. Çdo justifikim për këtë dështim është qesharak”, ka thënë Haradinaj, transmeton Telegrafi.

Më tej ai ka pyetur se “çfarë duhet të ndodh tjetër që Kurti ta kuptojë që ai dhe qeveria e tij janë kthyer në dëm për Kosovën?”.

“Çfarë faji i kanë prindërit e nxënësit që po i poshtëron me tekste shkollore. Sikur nuk u mjaftoi poshtërimi që iu bënë mësimdhënësve me paga”, thotë Haradinaj.

“Kur është boll për Kurtin?!”, ka pyetur kreu i AAK-së.

Reagimi i Haradinajt vjen pasi Ministria e Arsimit ka paralajmëruar se këtë vit shkollor nuk do të shpërndahen tekstet shkollore për nxënësit e shkollave të Kosovës

Të ngjashme