Arte
Teatri Kombëtar i Kosovës nis provat për shfaqjen bazuar në jetën e aktorit Muharrem Qena
Demokracia
13:39 | 25 Shkurt 2021

Share:

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës kna nis provat tekstuale të shfaqjes “LA RRREM” me autor Arian Krasniqin.

Shfaqja vjen në kuadër të programit artistik të skenës së madhe të Teatrit Kombëtar dhe me regji nga Kushtrim Koliqi, transmeton Demokracia.com

Drama “LA RRREM” vjen si dedikim për artistin e madh Muharrem Qena dhe për punën e tij, mënyrën se si projektoi frymën moderne në teatër si aktorë dhe poashtu si regjisor.

Në rolin kryesor, atë të Muharrem Qenës, është konfirmuar të luajë Ernest Malazogu, ndërsa pjesa tjetër e ekipës ende nuk është bërë e ditur.

Në kuadër të shfaqjes është dhe një bend muzikor, për shkak se pjesa teatrore qëndron mes formatit muzikor dhe atij dramatik.

Premiera e shfaqjes është para-planifikuar për pjesën e parë të muajit prill./Demokracia.com

Të ngjashme