ShowBiz
Tea e nxit Luizin për Kiarën: Asaj i pëlqen, por nuk do ta pranojë
Demokracia
19:54 | 27 Dhjetor 2022

Share:

Luiz Ejlli e ka diskutuar edhe me Tea Trifonin situatën e tij me Kiara Titon.

Gjatë një bashkëbisedimi, ai ka thënë se nuk shikon ndonjë shenjë nga ajo, sikundër shumë banorë të tjerë i thonë, mirëpo Tea mendon të kundërtën.

Luizi: Unë e kam pa, që kur të bëj batutë ajo qesh njësoj si me mua, si me të tjerët.

Tea: Jo more!

Luizi: Si jo moj.

Tea: Unë mendoj se ajo të ka qejf. Jepi kohë mbase s’do ta bëjë para publikut.

Si tipi më ngacmues me vajzat deri më tani me vajzat brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP 2’, përveç Kiarës, Luizi sa herë gjen rastin bën batuta edhe me Tean apo Kejvina Kthellën.

Me këtë të fundit ishte në dhomën e gjumit, ku po e ngacmonte për bluzën dhe sërish nuk ka munguar biseda për Kiarën.

Të ngjashme