Lajme
Një tërmet mjaft i fortë me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter tronditi Kroacinë
Demokracia
08:59 | 01 Maj 2024

Share:

Një tërmet mjaft i fortë me epiqendër rreth 15 kilometra në jug të Slunjit goditi sot Kroacinë.

Sizmografët e Shërbimit Sizmologjik të Kroacisë kanë regjistruar një tërmet me magnitudë 4.3 ballë sipas shkallës Rihter. Tërmeti është ndjerë në të gjithë Kroacinë.

“Më zgjoi nga shtrati”, “U lëkund mirë” – këto ishin disa nga reagimet e para të njerëzve ndaj tërmetit në faqen e internetit të EMSC.

Më herët, EMSC.eu raportoi se një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter është regjistruar 10 kilometra larg Ogulinit, një vendbanimi tjetër në Kroaci, por ndërkohë ata e kanë korrigjuar atë informacion.

imazh

Të ngjashme