Lajme
Të shtëna armësh në një motel në Obiliq, viktima u sulmua me kondak të revoles
Demokracia
08:53 | 08 Maj 2022
Ilustrim

Share:

Dy të panjohuar e kanë sulmuar një person duke e goditur me kondak të revolës, teksa i njëjti po qëndronte në një motel në Obiliq.

Në raportin e Policisë së Kosovës thueht se të dyshuarit kanë shtënë edhe me armë zjarri derisa po largoheshin nga vendngjarja, përcjell Demokracia.com.

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR/Obiliq 07.05.2022 – 02:45. Gjersa viktima mashkull kosovar ishte duke qëndruar në një motel, dy të dyshuar të pa njohur për të, e kanë sulmuar fizikisht viktimën duke e goditur me kondak të revoles. Të dyshuarit duke u largu nga vendi i ngjarjes kanë shtënë me armë zjarri.  Në vend ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipap policisë viktima ka pranuar tretman mjekësorë në QKUK./Demokracia.com/

 

Të ngjashme