Lifestyle
Të rinjtë i marrin si bonbone, me alkool përfundimi është fatal!
Demokracia
18:05 | 03 Dhjetor 2022

Share:

Të dhënat alarmante për këto ilaçe – jemi të varur

Viteve të fundit po rritet numri i të rinjve të cilët marrin ilaçe qetësimi. Ajo gjë që na shqetëson më së shumti janë anksiolitikët, ilaçe për qetësim, zbutin ankthin.

Kjo është një gjendje ankthi të brendshëm, tensioni dhe në një moment, më saktësisht efekti anksiolitik kthehet në qetësues.

Ky është një ilaç qetësues, i cili vepron në afat të shkurtër, merret në situata të caktuara dhe merret ekskluzivisht me recetë.

Gjithmonë e më shumë të rinjtë kërkojnë tek antidepresivët zgjidhjen për shumë vështirësi të jetës, pa marrë parasysh rreziqet, transmeton Telegrafi.

Barnat qetësuese mund të shkaktojnë tolerancë në organizëm, dmth., nevojë për rritje të dozës dhe varësi, që manifestohet me krizë apstinenciale, gjegjësisht, përkeqësim të gjendjes nëse pacienti tenton të zvogëlojë dozën apo ndërprerje të marrjes së qetësuesve.

Antidepresivët janë barna që përdoren kryesisht në terapinë e manifestimeve depresive, por ne e dimë se ankthi kronik ka një komponent depresiv.

Antidepresivët i përdorim në afat të gjatë, edhe te ankthi kronik edhe te depresioni. Ndodh që të zgjidhësh ankthin e pacientit, atakun e panikut, çrregullimin fobik, frikën e të qenit pezull, por komponenti depresiv mbetet.

Janë të paktë ata të cilët mendojnë për rezultatet e studimeve të ndryshme të bëra nga mjekët, sipas të cilave antidepresivët e dhënë pa asnjë përshkrim nga mjeku kanë efekte anësore jashtëzakonisht të rënda dhe ndonjëherë me pasoja të pariparueshme.

Anksiolitiku është ilaç për qetësim i cili në afat të shkurtër zgjidh ankthin, mirëpo antidepresivi është për aplikim afatgjatë dhe nuk ka një rrezik të tillë varësie, por këshillohet si terapi disamujore.

Një ndër vështirësitë sa i përket trajtimit, është zgjedhja adekuate e terapisë. Shumica e popullsisë nuk i dallon antidepresivët nga anksiolitikët si dhe hipnotikët (barnat për gjumë). Poashtu, ka paqartësi edhe sa i përket definimit të depresionit dhe anksiozitetit.

Për disa të rinj mund të mjaftojnë disa seanca mbështetëse ku mund të përfshihen po ashtu edhe familjarët. Për disa të tjerë është i nevojshëm një kure psikoterapeutike më e gjatë në kohë. /Telegrafi/

Të ngjashme