Sport
Te Manchester Unitedi nuk janë mësuar të fitojnë, Ten Hag harron trofeun në sallë
Demokracia
16:58 | 27 Shkurt 2023

Share:

Manchester United ka qenë një ndër ekipet më të suksesshme nën drejtimin e Aleks Ferguson, duke dominuar në Angli e Evropë.

Por që më largimin e tij, sukseset kanë qenë me pikatore në dekadën e fundit dhe tashmë në klub kanë harruar edhe si është të fitosh një trofe. Kjo shihej qartë dje pas suksesit 2-0 ndaj Njukasëll në finalen e Kupës së Ligës pasi “djajtë e kuq” harruan trofeun, me kuptimin e plotë të fjalës.

Fajtori në fakt ishte Erik Ten Hag, trajneri i Unitedit i cili u paraqit në sallën e konferencave bashkë me kupën që sapo kishte fituar, të parën në drejtimin e tij në këtë klub. Pasi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve ai u çua nga tavolina dhe po largohej, kur përfaqësuesit e mediave e sinjalizuan se kishte harruar trofeun.

Tekniku u kthye duke qeshur dhe në atë moment, e transformoi plotësisht situatën me një batutë. “Mund ta lë këtu pasi do të jetë edhe Kupa tjetër tha ai”, duke lënë të kuptohet se Mançester Junajtid kërkonte trofe të tjerë në vijim.

Të ngjashme