Sport
Të gjithë në “Anfield” ngriten në këmbë, duartrokasin në minutën e shtatë në mbështetje të Ronaldos
Demokracia
21:16 | 19 Prill 2022

Share:

Ashtu edhe siç ishte raportuar, tifozët e pranishëm në derbin e madh anglez mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit kanë mbështetur yllin portugez të Man United, Cristiano Ronaldon për vdekjen e djalit të tij.

Po rrjedhte minuta e shtatë e takimit kur tifozët u ngritën në këmbë dhe duartrokitën në mbështetje të portugezit, shkruan Demokracia.com.

Cristiano Ronaldo nuk është fare i pranishëm në fushë dhe as stol, ngase kishte marrë leje nga klubi për shkak të situatës që i ndodhi vetëm një ditë më parë.


Bashkëshortja e Ronaldos, Georgina të hënën solli në jetë dy binjakë, por njëri nga ta vdiq. Lajmin e kishte bërë të ditur vetë sulmuesi portugez.

Ndryshe, po zhvillohet minuta e 10-të e derbit anglez me Liverpoolin që është në avantazh me golin e minutës së katërt të realizuar nga Diaz./Demokracia.com/

Të ngjashme