Sport
Të enjten luhet ndeshja e dytë finale, Trepça ka një njoftim me rëndësi për tifozët
Demokracia
17:20 | 25 Maj 2022

Share:

Të enjten do të zhvillohet finalja e dytë e “Play-off”-it mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit.

Përballjen e parë e fituan therandasit me rezultat 63:62, me tre pikëshin në fund nga Henrik Sirko, ndërsa skuadra që shënon tri fitore shpallet kampion i Kosovës.

Një ditë para ndeshjes, klubi mitrovicas Trepça ka njoftuar tifozët e saj se hyrja në palestër do të bëhet vetëm përmes një bilete, pa marrë parasysh moshën, shkruan Demokracia.com.

Ky vendim sipas “Minatorëve” është marrë përmes një marrëveshje me Policinë e Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Njoftim me rëndësi

Të enjtën mbrëma e luajmë ndeshjen e dytë të serisë finale të plejofit ndaj Golden Eagle Ylli. Jemi të përkushtuar për një organizim shembullor të ndeshjes në “Minatori”. Prandaj në marrëveshje të klubit me policinë është vendosur që me një biletë në palestër mund të hyjë vetëm një person, pavarësisht moshës. Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj, ju bëjmë me dije që klubi nuk merr përgjegjësi nëse ata që nuk kanë bileta nuk lejohen të hyjnë.

Eja me kohë, shtere zërin, mos gjuaj dhe në fund festojmë së bashku./Demokracia.com/

Të ngjashme