ShowBiz
“Të dua” e Mozzik mblodhi dy milionë klikime për një ditë
Demokracia
11:20 | 25 Shtator 2022

Share:

Rap-artisti i njohur nga Ferizaj, Mozzik, ka publikuar së fundmi projektin e ri muzikor të quajtur “Të dua”.

Këtë këngë ia ka dedikuar të bijës, Hanës, gjersa ka dhënë disa detaje në lidhje me raportin e tyre.

Projekti përcjell plot emocion dhe është pritur jashtëzakonisht mirë nga fansat e publiku.

Kjo këngë për vetëm një ditë mblodhi mbi dy milionë klikime në platformën YouTube.

E për këtë pati reagime edhe nga ish-partnerja Loredana Zefi, pasi që në këngë u aludua edhe për një tradhti nga ana e reperes.

Ajo theksoi se nuk e ka tradhtuar ish-bashkëshortin dhe se e lejon atë të takojë vajzën, sa herë që dëshiron.

Ish-çifti theksojmë se u ndanë përfundimisht vitin e kaluar.

Të ngjashme
ShowBiz • 08 Maj 2024