ShowBiz
Tayna i kundërpërgjigjet deputetit francez: Kosova është Kosovë
Demokracia
17:51 | 03 Nëntor 2022

Share:

Këngëtarja shqiptare, Doruntina Shala, e njohur si Tayna i është kundërpërgjigjur politikanit francez të së djathtës ekstreme, Nicolas Bay, i cili përmes disa videove ka ofenduar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Bay poashtu ka pretenduar se Kosova është Serbi.

Reperja iu kundërpërgjigj me një postim në InstaStory duke thënë se ‘Kosova është Kosovë’, ose nëse do të ishte diçka tjetër ‘Kosova është Shqipëri’.

“Kosova është Kosovë dhe nëse diçka tjetër Kosova është Shqipëri. Kosovarët janë Ilirë dhe Pellazgë, keni dëgjuar ndonjëherë për ta? Nuk më kujtohet që serbët të ishin në Ballkan në atë kohë meqenëse ju dini shumë për ta. E kam fjalën për vitin 400 para Krishtit ose shekullin e 12-të para Krishtit. Mësoni historinë tuaj zotëri, sepse truri juaj është shpërlarë” – shkroi ajo.

FOTO: 

Të ngjashme
ShowBiz • 02 Maj 2024