Lajme
Balla nga Haga: Për festat e Pavarësisë dhe Çlirimit të Shqipërisë te çlirimtarët e Kosovës
Demokracia
10:00 | 29 Nëntor 2022

Share:

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Shqipëri, Taulant Balla, ka bërë të ditur se ka udhëtuar për në Hagë.

Balla njoftoi se për festat e Nëntorit zgjodhi të vizitojë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët gjenden në Hagë.

Balla publikoi një video-incizim nga Haga, ndërsa vizitën e tij tek krerët e UÇK-së i njëjti e kishte paralajmëruar edhe gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e përbashkët të dy kuvendeve Kosovë-Shqipëri.

“Hagë. Për festat e Pavarësisë dhe Çlirimit të Shqipërisë te çlirimtarët e Kosovës”, ka shkruar ai përmes një video të cilën e ka postuar në Facebook.

Të ngjashme