Sport
Tatuazhet i shkaktojnë probleme boksierit, pezullohet nga ky sport
Demokracia
14:24 | 27 Shtator 2021

Share:

Një boksier italian i quajtur Mikele Broili është pezulluar nga sporti pas disa tatuazheve naziste në trupin e tij.

Ky vendim erdhi nga një kërkesë e Zyrës Kombëtare të Diskriminimit Anti-Racor drejtuar Federatës Italiane të Boksit duke kërkuar dëbimin e menjëhershëm të boksierit nga Trieste, përcjell Demokracia.com.

Në sfidën ndaj rivalit Hasan Norudine, Broili u pa me një numër të madh tatuazhesh me bazë nazizmin në trupin e tij duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Tatuazhet përshkruanin në veçanti simbolin e ”Schutzstaffeln”, Kokat e Vdekjes, një njësi paraushtarake e ngarkuar me kontrollin e kampeve të përqendrimit të Gjermanisë Nacional Socialiste.

Tani Broili ndodhet nën hetim dhe nuk dihet nëse do të kthehet më në ring pasi çështja është ende nën hetim deri sa të mësohen shkaqet e vërteta të këtij veprimi. /Demokracia.com

Të ngjashme