Sport
“Tani e dimë se si ta presim Mbappen në Bernabeu”, tifozët e Real Madridit reagojnë teksa Donnarumma ‘u mbulua’ me para false në San Siro
Demokracia
16:50 | 08 Nëntor 2023

Share:

Gianluigi Donnarumma mori krejt të kundërtën e një pritjeje të ngrohtë nga tifozët e Milanit në Itali. Tifozët në San Siro i hodhën para false portierit të PSG-së të martën mbrëma.

Reprezentuesi italian debutoi për ekipin e parë të Rossonerëve në moshën 16-vjeçare.

Kur kontrata e tij në San Siro skadoi, ai refuzoi të nënshkruante rinovimin e marrëveshjes, duke zgjedhur kalimin te PSG. Siç mund ta shihni, fansat nuk ia falën kurrë këtë lëvizje.

Shoku i skuadrës së Donnarummas, Kylian Mbappe, po shikonte me kuriozitet paratë që binin në tokë nga ‘rreshti i parë’ .

Tifozët e Real Madridit duan që francezi të ketë të njëjtin fat, nëse nuk kalon në radhët e tyre verën e vitit 2024.

Një tifoz ka shkruar: “Tani ne e dimë se si ta mirëpresim Mbappen”.

Ndërsa i dyti ka thënë: “Shpresoj se kjo do t’i ndodhë nëse ai shkel sërish në Bernabeu me PSG-në”.

 

 

Të ngjashme