Lajme
Tallja e Albin Kurtit me Lulzim Hetemin dhe Kosovën
Demokracia
15:24 | 12 Korrik 2023

Share:

Më 26 maj të vitit 2023, kryetari i zgjedhur i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, u dërgua me Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës në zyrën e tij për të filluar detyrën e re. Ky veprim i Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, i riktheu tensionet në komunat veriore të Republikës sonë. Edhe 3 kryetarët e tjerë, ai i Zveçanit, Zubin Potokut dhe Mitrovicës së Veriut, u dërguan me polici për të nisur detyrat e tyre të reja. Por, Lulzim Hetemi është një rrëfim tjetër. Në ditën e 42 të ngujimit të tij në komunë, Albin Kurti pranoi një marrëveshje dorëzuese, që do t’ia ndërpres mandatin kryetarit të Leposaviqit dhe 3 kryetarëve tjerë shqiptarë të veriut, shkruan Demokracia.com.

Në ditën e 17-të të ngujimit të Lulzim Hetemit në objektin e komunës së Leposaviqit, kryeministri Albin Kurti tregoi për një bisedë të pazakontë telefonike me kryetarin shqiptar të Leposaviqit.

“E thirra në telefon dhe bisedova me kryetarin e komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi. Të them të drejtën kur e thirra e kisha një brengë se mos është mërzitur aty në zyre se u bënë shumë javë. Unë teksa isha i bengosur se mos është mërzitur ai, ai ishte i brengosur se mos jam mërzitur unë. Kështu që unë i shqetësuar se mos po lëshon pe ai e ai i shqetësuar se mos po lëshoj pe unë, prandaj biseda në vazhdim ishte shumë e këndshme”, njoftonte Kurti.

Një muaj pas këtij rrëfimi, Kurtit tash i duhet ta thërras në telefon kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemin dhe t’i tregojë se ka lëshuar pe dhe së shpejti ai duhet të dalë nga zyra e tij.

Më 11 korrik 2023, Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje për de-eskalimin e situatës në veriun e Kosovës. Në mesin e hapave të paraparë është edhe mbajtjta e zgjedhjeve të reja në veriun e Kosovës. Kjo do të thotë edhe ndërprerje e parakohshme e mandatit të katër kryetarëve të komunave Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

“Qeveria e Kosovёs pёrmes njё deklarate publike mbёshtet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs. Kosova shpreh pёrkushtimin pёr sigurimin e bazёs sё nevojshme ligjore pёr tё mundёsuar organizimin e kёtyre zgjedhjeve”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Kurti nuk duhet t’ia shpjegojë vetëm këtë marrëveshje kryetarit të Leposaviqit, por edhe faktin se ai është tallur kaq kohë me sakrificën e tij gati dymujore të ngujimit në objektin e komunës.

Demokracia.com nga fillimi ka raportuar se kryeministri Kurti po priste vetëm momentin që ta braktiste kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemin.

Kurti po e braktisë edhe Lulzim Hetemin e ngujuar në Leposaviq: Kam shprehur gatishmëri për zgjedhjet në veri

 

Lexo edhe: 

Hipokrizia e Kurtit dhe tallja me kryetarët e veriut | Paradite i premtoi dje kreut të Leposaviqit se nuk tërhiqet, pasdite përmendi zgjedhjet e reja

Të ngjashme