Lajme
Analisti Shenoll Muharremi: Memli Krasniqi e vendosi sonte PDK-në në pozitë qendrore
Demokracia
22:12 | 13 Maj 2024

Share:

Analisti Shenoll Muharremi ka vlerësuar se takimi i sontëm ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi, është momenti më i veçant i PDK deri më tani.

“Nga një pozitë jo shumë e volitshme, Memli Krasniqi tregoj maturi dhe e vendosi partinë e tij në pozitë qendrore”, ka thë Shenoll Muharremi.

Sipas tij, tash PDK duhet me kuptu që në një qeverisje eventuale të ardhshme, ajo duhet me i pas kandidatët e saj, jo vetëm të përgatitur mirë, por edhe të pastër si loti.

“Asnjë kandidat që ka dyshime dhe çfardo telashe me ligjin nuk mundet me qenë pjesë e qeverisë së ardhshme. Kjo është ndoshta gjëja më e rëndësishme për ta”, tha Muharremi.

Të ngjashme