Lajme
Talibanët shkatërruan shtetin, rrëfimi i mjekut afgan: Familjarët po shesin veshkat për ushqimin e fëmijëve
Demokracia
10:55 | 27 Janar 2022

Share:

Rritja e numrit të afganëve që po zhyten çdo ditë e më shumë në varfëri po i detyron të marrin vendime jo fort të zakonshme, ku disa prej tyre po i shesin edhe organet më të rëndësishme të trupit.

Në provincën perëndimore Herat, banorët që po vuajnë nga mungesa e të hollave po detyrohen t’i shesin madje edhe veshkat e tyre.

Ekonomia e vendit është në rënie e sipër që kur talibanët kanë ardhur në pushtet, pas largimit të forcave të ShBA-së dhe NATO-s.

Pasojat kanë qenë shkatërrimtare për një vend që nuk ka qetësi nga lufta civile për dekada të tëra, ku papunësia dhe sfidat ekonomike po godasin shoqërinë në mënyrën më ashpër të mundshme, shkruan Euronews.

Specialisti i mjekësisë interne, doktor Ahmad Shekaib thotë që ata që po i shesin veshkat e tyre janë vullnetarë që po vuajnë të sigurojnë ushqim për familjet e tyre.

Sidoqoftë, doktorët po alarmojnë që ata që po marrin këso masa ekstreme mund të përballen me pasoja serioze.

“Shumë njerëz që po i shesin veshkat e tyre për shkak të problemeve ekonomike do të përballen me probleme shëndetësore për shkak të mungesës së veshkës. Shprehia e shitjes së veshkës nuk është e zakonshme në Afganistan”, përfundon Dr. Shekaib.

Marrëveshja në mes blerësit dhe shitësit të veshkës zakonisht sillet prej 5.255 euro deri në 7.000 euro.

Të ngjashme