Lajme
Takimet në Bruksel ende duke vazhduar, s’dihet për formatet
Demokracia
20:06 | 26 Tetor 2023

Share:

Takimet në Bruksel në mes kryeministrit të vendit, Albin Kurti, bashkë me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, po vazhdojnë në formate të ndryshme.

Sipas mediumit Euronews në gjuhen serbe, takime të formateve të ndryshme po mban edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Kujtojmë se sot, Kurti ka takuar liderët e pesëshes evropiane, ku takime të njëjta ka pasur edhe presidenti serb, Vuçiq.

Borrell, pas takimit të Kurtit e Vuçiqit me pesëshen evropiane, ka thënë gjatë ditës mund të ketë edhe një takim mes dy liderëve të Kosovës dhe Serbisë.

Të ngjashme