Lajme
Tahiri për rrymën: Babadimri i llojit të vet, i cili shpërndanë me një dorë, e grabitë me të dy duart
Demokracia
14:29 | 26 Dhjetor 2023

Share:

Qytetarët të shumtë janë ankuar pasi rryma në këtë muaj i është faturar shumë më shtrenjte në krahasim me muajt e kaluar.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Besnik Tahiri nga AAK, ai tha se kjo situatë është alarmante dhe se qytetarët janë duke paguar fatura të energjisë të barabarta me ato që i paguajnë shtetasit e Belgjikës e Luksemburgut.

“Në vendin me të ardhurat më të ulëta për kokë banori në rajon dhe Evropë, qytetarët e Republikës së Kosovës paguajnë fatura ekuivalente me shpenzimet që paguajnë qytetarët e vendeve më të pasura si Belgjika e Luksemburgu. Po shkojmë drejt një situate alarmante ku faturat mesatare të familjeve me pak anëtarë, të jenë mes 250 – 350 euro. Kjo është qeverisje e të paaftëve dhe mashtruesve. Ky kryeministër është babadimri i llojit të vet, i cili shpërndanë me një dorë, e grabitë me të dy duart.  Hajde tash kallxona se si KEDS-i përcakton çmimet, dhe se si ju nuk keni asgjë në dorë.  Turp!”, shkroi ai.

Të ngjashme