Lajme
Tahiri: Në emër të shtrirjes së sovranitetit, Kurti zgjedhjet në veri i bëri subjekt ndërkombëtar
Demokracia
16:37 | 12 Shtator 2023

Share:

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka akuzuar Qeverinë Kurti se zgjedhjet në katër komunat veriore i bëri subjekt ndërkombëtar.

Tahiri përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kurti ka përdorur dialogun si formë për zhvendosjen e vëmendjes publike nga sfidat dhe problemet e brendshme.

“Për më shumë se dy vjet, Kryeministri Kurti ka përdorur dialogun si formë për zhvendosjen e vëmendjes publike nga sfidat dhe problemet e brendshme. Kjo qeveri në emër të shtrirjes së sundimit të ligjit dhe sovranitetit në komunat veriore, prodhoi efektin e kundërt nga ky synim dhe proklamim, i bëri subjekt ndërkombëtar zgjedhjet lokale si dhe vetë funksionimin operativ të institucionit policor”, ka thënë Tahiri.

Postimi i plotë:

Për më shumë se dy vjet, Kryeministri Kurti ka përdorur dialogun si formë për zhvendosjen e vëmendjes publike nga sfidat dhe problemet e brendshme. Kjo qeveri në emër të shtrirjes së sundimit të ligjit dhe sovranitetit në komunat veriore, prodhoi efektin e kundërt nga ky synim dhe proklamim, i bëri subjekt ndërkombëtar zgjedhjet lokale si dhe vet funksionimin operativ të institucionit policor.

Si për secilin shtet të konsoliduar, është e ditur që fuqia e vërtetë e një vendi në rrafshin e jashtëm, qoftë rajonal ose ndërkombëtar, qëndron pikërisht në logjikën e kundërt nga logjika e kësaj qeverie. Nuk mund të kesh pozicion të fortë përfaqësues dhe dialogues, kur nuk keni qeverisje efikase dhe zhvillimore.

Kjo qeveri dhe udhëheqësi i saj, për më shumë se dy vjet, përmes taktizimit arriti ta prish koncensusin perëndimor për epilogun përfundimtar dhe dinamikën e dialogut. Serbia doli përfituese dhe arriti të shmang sanksionet, dhe nga një agjendë madhore me interes strategjik, arriti të vendos në tavolinë temat si zgjedhjet, depërshkallëzimi, sekuencimi. Serbia pra përfitoi nga polarizimi i opinionit ndërkombëtar.

Kjo qeveri përmes taktizimit në dialog, thjesht, e zëvendësoi një populizëm opozitar me një populizëm qeveritar.

14 shtatori është taktika e tij e radhës!

Të ngjashme