Lajme
Tahiri: Me gjuhë si të Besnik Bislimit, mora kërcënime për vrasje për shurdhues ndaj gruas dhe fëmijëve të mi
Demokracia
12:07 | 10 Nëntor 2022

Share:

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në seancën e Kuvendit ka thënë se për shkak të retorikës së LVV-së ka marrë kërcënime në shtëpi nga një vrasës.

‘’Në foltore ofendohemi me fjalë më të rënda nga zëvendëskryeministri e ministrja e Drejtësisë. Jemi njerëz dhe ofendimet e tilla nuk i tolerojmë. Për punën e shurdhuesve nuk e kam thënë dhe po ua them tash. Me punën e shurdhuesve që ju po e përmendi, unë kam marrë kërcënim që e kam denoncu në polici. Kërcënim në gru dhe fëmijë. Policia vjen më raport, ku thotë e kemi indentifiku personin që ju ka kërcënu, është në vuajtje të dënimit në Podgoricë për organizimin e një vrasje. Ai më shkruan nga burgu për punën e shurdhuesve. Janë armë që janë ble për sigurimin e kryeministrit në atë kohë e që s’ka lidhje me mu. Me këtë retorikë që na kërcënoni edhe fëmijët e gratë, s’kemi me ju duru’’, ka thënë ai, përcjell Demokracia.com.

Fillimisht, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi akuzoi Abelard Tahirin se e ka kërcënuar mbrapa foltores.

“Deputeti Abelard Tahiri nga kjo foltore nxori një sërë akuzash për ministren Albulena Haxhiu. Ndërsa, pasi u ndal mikrofoni, u kthye nga unë dhe shprehu një serë kërcënimesh të cilat më pas i shoqëroi me të shara e fyerje”, deklaroi ai.

Të ngjashme