Lajme
Tahiri i reagon Avokatit të Popullit: Para se të merresh me Ligjin për Zgjedhje, merru me faturat e energjisë
Demokracia
19:09 | 26 Dhjetor 2023

Share:

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),  Abelard Tahiri ka reaguar ndaj Avokatit të Popullit, Naim Qelaj, i cili ka thënë se Ligjin për Zgjedhjet do ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas Tahirit, reforma zgjedhore e arritur përmes Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme përbën rastin e vetëm për të cilin Republika e Kosovës është vlerësuar dhe lavdëruar në vitin 2023, ku si rezultat i koncensusit politik, ka përmbyllur me sukses zbatimin e rekomandimeve vendore e ndërkombëtare dhe ka përfshirë risi të ndryshme në sistemin zgjedhor.

“Ky proces, me plotë meritë është vlerësuar në Raportin e Progresit dhe në Konkluzionet e Bashkimit Evropian, ku edhe është kërkuar miratimi i shpejtë i akteve nënligjore në mënyrë që ti hapet rruga mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare mbi bazën e kësaj reforme. Avokati i Popullit Naim Qelaj, para se të merret me këtë ligj, ka një mijë e një raste të tjera ku mund të kryej detyrën dhe përgjegjësinë e tij për të mbrojtur qytetarët nga shkeljet e të drejtave dhe lirive themelore”, shkruan Tahiri.

Ai ka shtuar se: Ai, pikërisht sot do të duhej që të merrte veprime emergjente për fillimin e hetimeve ndaj abuzimit me faturat e energjisë elektrike dhe madje të zbardhte edhe fakte mbi trajtimin diskriminues të qytetarëve në pagesat e kësaj energjie”.

“Pikërisht sot më shumë se kurrë do të duhej të ishte zëri kumbues kundër vjedhjes dhe diskriminimit të qytetarëve në faturat e energjisë nga qeveria e dhe mafia energjetike”, ka shkruar Tahiri.

Të ngjashme