Sport
Tahir Batatina i bën një kërkesë interesante Qeverisë Kurti
Demokracia
14:37 | 12 Qershor 2022

Share:

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook i ka bërë një kërkesë interesante Qeverisë Kurti.

Tekniku llapjan duket se ende po e shijon trofeun e Kupës së Kosovës në futboll të fituar këtë vit, ndërsa ka paralajmëruar edhe trofe të tjerë me klubin “bardhekaltër”, shkruan Demokracia.com.

Batatina i cili njihet për deklaratat e tij të veçanta, e ka bërë një kërkesë për Qeverinë Kurti e cila lidhet me autostradën për Podujevë.

“E kanë mësuar rrugën Kupat për Llap.  Por e kam një kërkesë tek Qeveria Kurti të mos e vonoj fillimin e autostradës nga Lebana deri në Podujevë se po vonohemi të arrijmë më shpejt të festojmë me “Legjendat”. Koha për kupën e madhe po vjen dhe duhet të përgatitur”, ka shkruar Batatina në rrjetin social./Demokracia.com/

Të ngjashme