Lajme
Szunyog takohet me Hoxhajn, i kërkon që PDK-ja të jetë opozitë konstruktive
Demokracia
12:00 | 23 Shkurt 2021

Share:

Ambasadori i Bashkimit Europian në Kosovë, Tomáš Szunyog është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj,

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, përmes një postimi në profilin zyrtar në rrjetin social Twitter ka bërë të ditur se Szunyog dhe Hoxhaj kanë diskutuar për zgjedhjet e 14 shkurtit si dhe për proceset të cilat e presin e Kosovën, shkruan Demokracia.com.

“Ambasadori i BE-së në Kosovë u takua me Enver Hoxhajn dhe diskutuan për zgjedhjet e fundit dhe proceset e rëndësishme përpara Kosovës. E inkurajova PDK-në të jetë opozitë konstruktive për të cilën ka nevojë Kosova”, shkruan Szunyog.

Kujtojmë se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të mbajtura me 14 shkurt, sipas rezultateve preliminare PDK ka dalë partia e dytë me 17.47 për qind.

Postimi i plotë i Bashkimit Europian në Kosovë:

@EUAmbKS u takua me @Enver_Hoxhaj dhe diskutuan zgjedhjet e fundit dhe proceset e rëndësishme përpara për Kosovën. Inkurajoni # PDK të jetë opozita konstruktive për të cilën ka nevojë Kosova./Demokracia.com/

Të ngjashme