Lajme
Szunyog për masat e BE-së: Do të hiqen kur Kosova të kontribuojë në de-eskalim të situatës në veri
Demokracia
13:38 | 05 Korrik 2023

Share:

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka thënë se masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, do të hiqen sapo Kosova të ndërmarrë hapa drejt de-eskalimit të situatës në veri.

Szunyog ka thënë se Kosova duhet të organizojë zgjedhje të reja lokale dhe të angazhohet plotësisht në dialog.

Këtë deklaratë, ai e bëri pas takimit që pati me deputetët e Kuvendit të Kosovës në kuadër të komisionit për Integrime Evropiane.

“I shpjegova Komisionit se BE-ja vazhdon të mbështesë Kosovën në rrugën e saj evropiane dhe këto masa do të anulohen sa më shpejt që 🇽🇰 Kosova të kontribuojë në de-përshkallëzimin e situatës në veri, të organizojë zgjedhje të reja lokale dhe të angazhohet plotësisht në Dialog”, ka shkruar Szunyog.


Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka cilësuar këto masa si të padrejta. Ai këtë e ka thënë edhe sot ku ka folur për takimin që kishte dje me ndërmjetësin evropian në dialog, Miroslav Lajçak.

Kurti ka thënë se Kosova “nuk mban asnjë faj as për eskalim të gjendjes dhe as për mosnormalizim të raporteve”

I dhashë edhe vërejtjen time, që masat ndaj Kosovës janë të padrejta, ndonëse thuhet që janë të përkohshme, meqenëse Kosova nuk mban asnjë faj as për eskalim të gjendjes dhe as për mosnormalizim të raporteve”, tha Kurti para mediave.

Të ngjashme