Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte
Demokracia
13:33 | 25 Prill 2024

Share:

Janë liruar nga akuza për krime lufte Sylejman Selimin dhe Jahir Demakun.

“Të akuzuarit Jahir Demaku dhe Sylejman Selimi lirohen nga akuza sepse në një datë të pacaktuar në muajin gusht ose shtator të vitit 1998 të akuzuarit akuzuan se kanë kryer krime lufte kundër popullatës civile që parashihej dhe dënohej me nenin 22 dhe 142 të këtij kodi, që ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale e që në kohën e ngritjes së aktakuzës ishte penalizuar me nenin 31 dhe 152 te Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka thënë kryetari i trupit gjykues.

Sipas aktakuzës, gjatë gjithë kohës relevante për këtë aktakuzë, të pandehurit në cilësinë e pjesëtarëve Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në bashkëkryerje kishin cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e dy personave të paidentifikuar nga lagja Shipol në Mitrovicë, i ndaluar në qendrën e ndalimit të Likovcit, duke e rrahur atë në mënyrë të përsëritshme, në një datë të papërcaktuar në muajin gusht ose shtator 1998.

Trupi Gjykues gjatë leximit të vendimit thanë se s’kanë arritur t’i vërtetojnë pretendimet e Prokurorisë dhe në mungesë të provave i ka liruar nga aktakuza.

“Trupi Gjykes ka nxjerrë konkludimin se nuk ka arritur të vërtetohet se cilit person ia kanë cënuar integritetin trupor dhe shëndetin, pasi viktima e pretenduar nuk është arritur të identifikohet, dhe as dëshmitarët të identifikohen, dhe rrjedhimisht gjykata vë theksin në faktin se: se pa mbështetje në asnjë provë, ka qenë e mangët në rastin konkret, e poashtu specifikohet se trupi gjykes lidhur me vendimin, vendimin e tij e mbështet në praktikat vendore dhe ndërkombëtare”, thuhet tutje në aktgjykim.

Sylejman Selimi si i dënuar në rastet Drenica 1 dhe 2, kishte vuajtur dënimin prej 8 vjetësh burgim gjithsej për të dyja rastet. Shpallja e tij i pafajshëm gjatë rigjykimit të rastit “Drenica 1”, në rast se aktgjykimi i sotëm vërtetohet në formën e prerë, nënkupton se atij do të duhej t’i kompensohej njëra periudhë e qëndrimit në burg.

Rasti “Drenica 1”, ishite ktyher në rigjykim qysh në vitin 2018, por shqytrimi i tij për të dyten herë në Gjykatë kishte rifilluar tek në prill të 2024-tës, pasi lënda ka kaluar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës në atë të Prishtinës.

Të ngjashme