Lajme
Syla: S’ka shenja që kjo qeveri po do ta shkarkojë veten – Kurti të na e sqarojë draftin (VIDEO)
Demokracia
18:34 | 03 Janar 2024

Share:

Gazmend Syla, Drejtor i Informacionit në Klan Kosova, ka thënë se partitë politike po tregojnë shenja se po punojnë për zgjedhje.

Megjithatë, ai tha se edhe nëse këto parti janë për zgjedhje të parakohshme, ato nuk janë të gatshme për zgjedhje të menjëhershme që mund të mbahen në mars ose prill.

“Të mbahen në pranverë, janë edhe 2-3 muaj. Nuk besoj që ka gjasa të organizohen zgjedhje të parakohshme, e jo të jashtëzakonshme, për 3 muaj. E do njëfarë procesi e procedure, dhe nuk ka shenja tash që kjo qeveri po do ta shkarkojë veten. Ajo nuk mund të shkarkohet nga të tjerët, pos nëse e shkarkon veten. Pra, cilat janë arsyet për ta shkarkuar veten? Nuk e di a ka a s’ka arsye, por e shoh pak si problematik mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, nëse jo këtë vit, atëherë deri kah fundi i këtij viti”, deklaroi Syla në Info Magazine.

Duke folur për Asociacionin, Syla tha se drafti nuk është vetëm punë e Kosovës, sepse në të kundërtën bashkësia ndërkombëtare nuk kishte humbur kohë kaq gjatë për t’u marrë me të.

“Zoti Kurti, edhe vjet kur u prezantua nga ekipi menaxhues draft-statuti i Asociacionit, ai tha se ne e kemi draftin tonë. Bashkësia ndërkombëtare nuk kish pas nevojë me i harxhu këta muaj e me ardh në një fazë të re e të thonë është punë e juaja dhe dilni ju me një ide e propozim”.

“Kjo qeveri i ka bërë tri vjet, dhe është pothuajse gati me fitu statusin e qeverisë më jetëgjatë në këtë vend dhe nuk është se duhet të krahasohet me të tjerët. Unë besoj që kryeministri duhet të dalë e të sqarohet një ditë e të tregojë gjithçka për këtë statut e Asociacion, e të na thotë se neve po na kërkohet kjo e kjo e kjo. Ne jemi në mjegull me këtë çështje. Dalin çdo ditë versione të statuteve nëpër media gjithandej. Tash e kam një përshtypje që edhe njerëzve përreth kryeministrit u është përzier kjo punë dhe nuk e dinë cili është i vërteti, sepse e kam përshtypjen që kryeministri po e mban veç për veti atë dokument”, theksoi drejtori i Informacionit në Klan Kosova, Gazmend Syla.

Të ngjashme