Sport
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 30-të, interesant në Podujevë e Suharekë
Demokracia
09:39 | 23 Prill 2023

Share:

Elita e futbollit kosovar vazhdon sot me tre duele të tjera në kuadër të xhiros së 30-të.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani synon të vazhdoj me fitore ku pret Trepçën ’89 në Suharekë.

Vendasit duan tre pikët për ta rikthyer pozitën e parë në tabelë, derisa 89-shi udhëton për të shkaktuar befasi pasi kanë nevojë të madhe për pikë.

Duel i zjarrtë pritet të zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, ku Llapi është nikoqir i Dukagjinit.

Dy skuadrat po luftojnë kokë më kokë për një vend në garat evropiane sezonin e ardhshëm dhe kanë nga 39 pikë në pozitat pesë dhe gjashtë.

Punë më të lehtë këtë xhiro ka Gjilani, që para adhuruesve të vet pret vendin e fundit në tabelë Drenicën.

Të tre duelet e ditës së sotme fillojnë nga ora 15:00.

Të ngjashme