Sport
Superliga nis në fundjavë, vëmendja te superndeshja Drita – Llapi
Demokracia
12:17 | 11 Shkurt 2021

Share:

Edicioni i ri në Superligën e Kosovës në futboll nis këtë fundjavë saktësisht ditën e shtunë, shkruan Demokracia.com.

Meqenëse te dielën në vendin tonë mbahen zgjedhjet e  përgjithshme, Komisioni i garave i FFK-së, ka vendosur që kampionati të luhet ditën shtunë.

Vëmendja do të jetë te superpërballja ndërmjet Dritës e Llapit që luhen në Gjilan. Të dyja skuadrat kanë shumë nevojë për pikë, Drita që lufton për titull e Llapi në luftë për mbijetesë, kështu që takimi pritet të jetë tejet i nxehtë.

Sfidë joshëse është edhe ajo ndërmjet Prishtinës e Drenicës në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa një përballje shumë e nxehtë pritet të jetë edhe ajo ndërmjet Feronikelit e Prishtinës.

Më poshtë mund t’i gjeni çiftet dhe orarin e ndeshjeve të javës së 19-të. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 08 Maj 2024