Sport
Tuchel i dëshpëruar me eliminimin, nuk e kursen gjyqtarin e ndeshjes
Demokracia
09:07 | 09 Maj 2024

Share:

Real Madridi është finalisti i dytë i këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.

“Los Blancos” triumfuan 2:1 në shtëpi ndaj Bayern Munichut në ndeshjen e dytë gjysmëfinale.

Trajneri mysafir, Thomas Tuchel ka reaguar ashpër ndaj vendimit të gjyqtarit në fund të ndeshjes.

“Ishte një katastrofë absolute. Një shkelje e rregullave. Kjo skenë duhet luajtur deri në fund. Ky është rregulli. Drejtuesi i linjës bëri gabimin, dhe gjyqtari bëri gabimin e dytë”, tha ai.

E në finalen e 1 qershorit në Londër, Real Madridi do të ketë punë me një tjetër ekip gjerman, Borussia Dortmundin që e eliminoi Paris Saint-Germain.

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024