Sport
Superliga e Shqipërisë mbyll xhiron e dytë: Fitojnë Partizani, Egnatia dhe Skënderbeu
Demokracia
21:54 | 03 Shtator 2023

Share:

Është mbyllur xhiro e dytë në Superligën e Shqipërisë, ku nuk munguan përballjet e forta dhe rezultatet befasuese.

Të shtunën Vllaznia mori një barazim ndaj Erzenit si mysafir me rezultat 2-2. Bekim Balaj shënoi dy herë për Vllazninë, ndërsa një gol për Erzenin e shënoi Agim Zeka.

Po ashtu baras 2-2 kanë luajtur edhe Teuta me Tiranën, ku Florent Hasani shënoi një gol për kryeqytetasit.

Skënderbeu shënoi fitoren e dytë në po aq ndeshje, duke mposhtur Dinamon e Tiranës.

Në takimet e zhvilluara sot, fitoren mori kampioni aktual, Partizani, që mposhti në shtëpi Laçin me rezultat 1-0.

Egnatia në anën tjetër ka fituar bindshëm si mysafir i Kukësit me rezultat 4-0.

Më poshtë renditja pas dy javësh, ku Partizani dhe Laçi ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Të ngjashme