Lajme
Sulmoi gruan pas mosmarrëveshjes për ditëlindjen e vajzës, prokuroria kërkon paraburgim për gjakovarin
Demokracia
09:14 | 24 Gusht 2022

Share:

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar paraburgim ndaj të pandehurit A.J., pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” ndaj gruas së tij, S.J.

Deri te vepra penale, sipas prokurorisë ka ardhur pas një mosmarrëveshje mes çiftit në lidhje me organizimin e ditëlindjes së vajzës së tyre.

“I pandehuri në një moment fillon qe ta sulmon te dëmtuarën duke e goditur me duar e me rrip në pjesë te ndryshme te trupit”, thuhet në njoftimin e prokurorisë, transmeton Klankosova.tv.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit A. J., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, i cili në ndalim gjendet nga 22 gushti i këtij viti.

Të ngjashme