Sport
Sulmoi gjyqtaren për një vendim që nuk i pëlqeu – klubi shkarkon menjëherë trajnerin
Demokracia
13:19 | 25 Prill 2022

Share:

Gjatë një ndeshjeje futbolli të rinjsh në Badalona, ka ndodhur një ngjarje e shëmtuar. Përpos mungesës së respektit ndaj një gjyqtareje futbolli, pati edhe frikë se situata mund të kishte përfunduar shumë më keq.

Në fund të lojës, trajneri i Bufala, Luis Morales, ka vrapuar në mënyrë shumë të keqe drejt gjyqtares së ndeshjes për ta qortuar për gjykimin, madje e kërcënoi se do ta sulmonte ndërsa ajo i kishte kthyer shpinën.

Gjyqtarja Maria Garcia, tregoi gjakftohtësi dhe personalitet dhe nuk u frikësua nga episodi, i cili për fat të mirë nuk shkoi shumë larg.

Klubi dënoi veprimin e trajnerit të tij përmes rrjeteve të tij sociale dhe pohoi marrjen e masave ndaj tij, duke raportuar largimin nga posti i tij, transmeton telegrafi.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, gjithashtu u raportua se nuk ishte hera e parë që ky trajner kryente një veprim të tillë, pasi gjatë një ndeshjeje tjetër dy sezone më parë pati edhe një tjetër sherr me stolin rival.

Të ngjashme