Lajme
Sulmohet seksualisht një e mitur në Prishtinë
Demokracia
11:59 | 04 Mars 2023
Ilustrim

Share:

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një të mitur.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 08:00, në Prishtinë.

“SULM SEKSUAL/Prishtinë 02.03.2023 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare-e mitur”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Demokracia.com/

Të ngjashme