Lajme
Sulmohet fizikisht një punëtor i KEDS-it në Viti
Demokracia
10:18 | 13 Gusht 2022
Ilustrim

Share:

Një person është arrestuar pasi që kishte sulmuar fizikisht në zyrën e tij një zyrtar të KEDS-it.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur mesditën e së premtes në Viti, përcjell Demokracia.com.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR/Rr. Adem Jashari, Viti  12.08.2022 – 12:48. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që kishte sulmuar fizikisht në zyrën e tij viktimën mashkull  kosovar  zyrtar i KEDS-it”, thuhet në raportin e PK-së.

Më tej në raportin e policisë thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 08 Maj 2024