Auto&Tech
Sulmi ransomware ndaj firmës së të dhënave ION mund të marrë disa ditë për t’u rregulluar
Demokracia
10:12 | 04 Shkurt 2023

Share:

Një sulm “ransomware” i cili e goditi ION Trading UK mund të marrë edhe disa ditë për t’u rregulluar, duke lënë shumë ndërmjetës të paaftë për të përpunuar tregtinë e derivateve, i thanë Reuters të enjten burime të njohura me këtë çështje.

ION Group, kompania mëmë e firmës së të dhënave financiare, tha në një deklaratë në faqen e saj të internetit se sulmi filloi të martën.

“Incidenti ka ndodhur në një mjedis specifik, të gjithë serverët e prekur janë shkëputur dhe riparimi i shërbimeve është duke vazhduar”, tha ION Group, duke refuzuar kërkesat për komente të mëtejshme, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.

Ransomware është një formë e softuerit qëllimkeq i vendosur nga bandat kriminale i cili funksionon duke enkriptuar të dhënat, me hakerat që i ofrojnë viktimës një çelës në këmbim të pagesave. Kërkesa të tilla për shpërblim mund të arrijnë miliona dollarë.

Zyrtarët në të dy anët e Atlantikut po monitorojnë përçarjen.

“Ne jemi të vetëdijshëm për këtë incident të vazhdueshëm dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me homologët tanë dhe firmat e prekura”, deklaruan gjatë së enjtes nga Autoriteti i Sjelljes Financiare të Britanisë (FCA) dhe Autoriteti i Rregullimit Prudencial (PRA).

Byroja Federale e Hetimit i tha Reuters se ishte gjithashtu në dijeni të hakimit, megjithëse refuzoi komente të mëtejshme. Bloomberg News raportoi se FBI kishte qenë në kontakt me drejtuesit e ION për incidentin.

Të ngjashme