Sport
Sulmi ndaj portierit Stivi Frashëri, vjen reagimi edhe nga “Xhebrailat” e Ballkanit
Demokracia
16:44 | 03 Prill 2022

Share:

Tifogrupi i skuadrës së Ballkanit, “Xhebrailat” kanë reaguar pas incidentit të rëndë në kryendeshjen e javës kundër Gjilanit.

Portieri i suharekasve, Stivi Frashëri u sulmua nga tifozët që hynë në fushën e lojës pas golit të Gjilanit në minutën e fundit të takimit, raporton Demokracia.com.

Tifozët “portokallezi” kanë reaguar në faqen zyrtare të tyre duke treguar mbështetjen për Frashërin.

“Stivi jemi me ty kampion. Ky gjest nuk i ka hije asnjë tifozerie, aq me tepër atyre që i kemi pritur disa ndeshje në Suharekë”, thuhet në reagimin e tifozëve suharekas.

Këta të fundit ishin prezent në këtë sfidë. Ata hynë në fushën e lojës, por pjesëtarët e sigurimit i larguan, me këta të fundit që patën edhe një përleshje në afërsi të tribunës./Demokracia.com/

Të ngjashme