Sport
Sulmet dhe fyerjet ndaj Llapit në Podgoricë, “Legjendat” kanë një thirrje për tifogrupet shqiptare
Demokracia
17:19 | 08 Korrik 2022

Share:

Tifogrupi i Llapit “Ultras Legjendat” kanë reaguar ashpër ndaj sulmeve dhe fyerjeve në drejtim të skuadrës së tyre në ndeshjen e të enjtes mbrëma në Podgoricë nga tifozët e Buducnostit.

Tifogrupi llapjan kanë paralajmëruar kundërpërgjigjje në ndeshjen e kthimit të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës, megjithatë për këtë kanë kërkuar ndihmë edhe nga tifogrupet e tjera shqiptare, shkruan Demokracia.com.

“Legjendat” në faqen e tyre zyrtare kanë bërë thirrje që tifogrupet tjera shqiptare të jenë prezent në stadiumin “Fadil Vokrri” në ndeshjen e kthimit më 14 korrik.

Llapi pësoi disfatë në takimin e parë 2:0 nga Buducnosti i Podgoricës.

NJOFTIMI I PLOTË (pa ndërhyrje):

Drejtuar Legjendave, qytetarve Llapian e te gjithe Shqiperis.

Jemi te mllefosur, me ate qe pame dje ne stadiumin  e Podgorices, dhe do te kunderpergjigjemi gjithesesi, kundrejt malazezkave, ftohen te gjitha tifogrupet e nengrupet Shqipfolese, te jene pjes e ketij organizimi te dates 14.07, Jo per Llapin po per etniken Shqiperi.

Legjenda me daten 11.07 ne ora 23:00 mbahet mbledhje e tifogrupit, rreth organizimit te fuqishem drejt Prishtine, se bashku me disa tifogrupe qe kan ofruar mbeshtetjen per kete ndeshje, e falenderohen publilkisht dhe ne Podujeve do t’i kene dyert gjithmone te hapura nga sot e 100 vjet.

Te gjithe se bashku ne tribin, t’a bashkojm nderin e krenarin per Shqiperin.

MALESIA ESHTE SHQIPERI.

Legjendat./Demokracia.com/

Të ngjashme